Drama muzikore në gjuhën spanjolle “Emilia Perez” me Zoe Saldana, Selena Gomez dhe Karla Sofia Gascon, ka marrë ovacionet më të mëdha deri më tani në Festivalin e Filmit në Kanë të këtij viti, shkruan Variety.
Gjatë nëntë minutave duartrokitje, Gomez dukej e prekur bashkë me të tjerët, derisa shihej duke fshirë lotët nga emocionet.
Gascon, i cili luan një lider të kartelit të drogës në film, mori gjithashtu një ovacion të fortë.
“E mbikualifikuar dhe e nënvlerësuar, Rita (Zoe Saldana) është një avokate në një firmë të madhe më shumë e interesuar për lirimin e kriminelëve sesa drejtësinë.
Një ditë ajo merr një pushim të papritur kur lideri i kartelit Manitas (Edgar Ramirez) e punëson për ta ndihmuar atë të dalë në pension nga punën e tij dhe të realizojë planin që ka përgatitur fshehurazi prej vitesh: të bëhet grua, të cilën e ka ëndërruar gjithmonë”, thuhet në përmbledhjen zyrtare të filmit.
Në një intervistë ekskluzive me Variety, Audiard e përshkroi filmin si një libreto operistike në katër akte në të cilat aktorët këndojnë këngë origjinale për të çuar përpara atë.
Meqë ra fjala, regjisori francez deri më tani ka pasur 6 filma në përzgjedhjen konkurruese në Kanë, ndërsa në vitin 2015 ka fituar Palmën e Artë me filmin “Deephan”.