Ballina Bota “Ebrahim Raisi kishte gjak në duart e tij”, SHBA ‘gëzon’ vdekjen e...

“Ebrahim Raisi kishte gjak në duart e tij”, SHBA ‘gëzon’ vdekjen e presidentit iranian: Pjesëmarrës brutal në shtypjen e popullit për gati katër dekada

48
0

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, kishte “gjak në duart e tij”, tha Shtëpia e Bardhë.

Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller tha se Presidenti Raisi ishte “pjesëmarrës brutal në shtypjen e popullit iranian për gati katër dekada”.

“Ai ishte i përfshirë në abuzime të shumta të tmerrshme të të drejtave të njeriut, duke përfshirë luajtjen e një roli kyç në vrasjen e mijëra të burgosurve politikë në 1988”, tha Miller, shkruan Skynews.

“Disa nga abuzimet më të këqija të të drejtave të njeriut ndodhën gjatë mandatit të tij si president, veçanërisht abuzimet e të drejtave të grave dhe vajzave të Iranit”, shtoi ai.

Miller vazhdoi: “Kështu thënë, na vjen keq për çdo humbje jete. Ne nuk duam të shohim dikë të vdesë në një përplasje helikopteri”.

“Por kjo nuk e ndryshon realitetin e të dhënave të tij, si gjyqtar dhe si president i Iranit, fakti që ai kishte gjak në duart e tij”.