Ballina Aktualitet Hapet rruga Dobrunë-Blinisht në kufirin Kosovë-Shqipëri, Rama: Afron më shumë dy vendet...

Hapet rruga Dobrunë-Blinisht në kufirin Kosovë-Shqipëri, Rama: Afron më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht

141
0

Rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri është hapur duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama i cili shkruan se kjo rrugë afron më shumë Shqipërinë me Kosovën.

“Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë”, shkruan Rama.

Fshati Dobrunë, është i shtrirë në verilindje të Shqipërisë, në Has në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ndodhet 10 kilometra larg nga Gjakova dhe 20 kilometra larg nga Kruma.