Ballina Aktualitet Ky është 29-vjeçari që humbi jetën sot në minierën e Martaneshit (Foto)

Ky është 29-vjeçari që humbi jetën sot në minierën e Martaneshit (Foto)

0
141

Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Armond Peshku, i cili humbi jetën pas një aksidenti në një minierë në Martanesh të Bulqizës.

Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme, ku Peshku me detyrë vagonist është aksidentuar gjatë orarit të punës në minierë. Fatkeqësisht nga plagët e marra 29-vjeçari ndërroi jetë.

Ndërkohë nga aksidenti mbeti i plagosur edhe shoku i tij po me detyrë vagonist, Hajdar Balla i cili është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Paraprakisht rapotohet se dy të rinjtë i ka zënë një masiv mineral teksa ishin duke punuar.