Ballina Politika Meta takim “kokë më kokë” me liderin e opozitës sllovene: Ja për...

Meta takim “kokë më kokë” me liderin e opozitës sllovene: Ja për çfarë diskutuan

171
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pritur në selinë e Partisë Demokratike të Sllovenisë nga lideri i saj dhe i opozitës, Janez Jansha.

Mete shprehet se në takim kanë diskutuar për rëndësinë e formimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve dhe për integrimin europian të rajonit tonë.

Presidenti i PL, shton  se kreu i opozitës sllovene u interesua edhe për, Sali Berishën ka ka theksuar se rëndësinë që drejtësia të mos përdoret politikisht, por të jetë e pavarur.

Meta thotë se i ka shpjeguar se veprimet e paligjshme ndaj z.Berisha synojnë t’i pamundësojnë atij të kryejë përgjegjësitë e tij si deputet dhe Lider i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Kënaqësi e veçantë të pritesha sot në selinë e Partisë Demokratike të Sllovenisë nga Lideri i saj dhe i opozitës, z.Janez Jansha, ish-Kryeministër.

Diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe për integrimin europian të rajonit tonë.

Nga ana ime i shpjegova z.Jansha se veprimet e paligjshme ndaj z.Berisha synojnë t’i pamundësojnë atij të kryejë përgjegjësitë e tij si deputet dhe Lider i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Shpreha besimin se asnjë masë represive ndaj opozitës nuk do ta ndalë atë në misionin e saj për çkapjen e shtetit dhe rivendosjen e demokracisë funksionale dhe llogaridhënies.

Shprehëm besimin se në të ardhmen bilanci tregtar dhe i bashkëpunimit politik midis dy vendeve do të jetë shumë më i lartë.