Ballina Politika Shpërthen Dash Sula: Pse o me Flamur Nokën do vijmë në pushtet...

Shpërthen Dash Sula: Pse o me Flamur Nokën do vijmë në pushtet ne? Argita Malltezi në krye të PD?Sula: Do ishte rënie e kauzës së opozitës

89
0

Deputeti demokrat, Dash Sula është tregues shumë kritik me opozitën duke thënë se nuk po e kryen misionin e saj siç duhet, por po bën opozitë kuturu.

Sula tha se opozita duhet të jetë bashkë, madje ishte kritik dhe e tha pa hezitim që nuk pret që opozitën ta çojë drejt fitores Flamur Noka, i cili sot është në postin e sekretarit të Përgjithshëm.

“Opozita s’po bën opozitë, bëjmë opozitë kuturu, fakti që Berisha që ka më shumë mbështetës opozitar, dhe unë, Meta, Bylykbashi, Tabaku etj nuk kemi kuptuar që duhet të jemi bërë bashkë, këtu ka rënë, shërbimi që po i bëhet Edi Ramës është që jemi të përçarë. Nuk pretendoj apo pranoj që opozitën do e çojë fituese Flamur Noka, se nuk është Sali Berisha i dytë. Janë shumë të vakëta takimet, protestat, organizimi i debatit në Parlament”, tha Sula në A2.

Pikërisht, në kuadër të këtij qëndrimi, ai shtoi se nuk është dakord që protesta të shtrihet vetëm të Bashkia e Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë.

“Nuk është zgjidhje vetëm një protestë, protestat duhet të shtriheshin në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm te Bashkia, pavarësisht asaj që ka bërë Veliaj dhe kam shpresë që Veliaj do jetë para drejtësisë duke u hetuar për shkeljet që kanë bërë në Bashki. Paligjshmëria te Bashkia e Tiranës është bërë këmbëkryq”, tha Sula.

Ai u ndal dhe te ardhja e sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron. Sipas Sulës, mesazhet e tij duhet të jenë të qarta.

“Çdo ndërkombëtar, qoftë SHBA dhe Britania janë shtet që kanë rol të fortë në politikën botërore, do e përshëndetja si vizitë, por ndërkombëtarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos jenë burokrat për gjendjen ku ndodhet Shqipëria, me këtë mazhorancë dhe opozitë. Duhet të ketë mesazhe të drejtpërdrejta”, u shpreh ai.

Deputeti demokrat, Dash Sula është kundër që Partia Demokratike të drejtohet nga Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në A2 CNN, me gazetaren Bruna Çifligu, Sula tha se kjo do shënonte një rënie të kauzës opozitare. Ai është i mendimit që Sali Berisha do duhet të tërhiqet për të mirën e opozitës e nëse nuk e bën këtë, thotë se faji do të ishte vetëm i tiji duke ia dorëzuar fitoren Edi Ramës.

“Edhe zonja Malltezi kontributi i saj do ishte i mirëpritur, por jo kryetare e PD dhe e gjithë opozitës do ishte një rënie e fortë e kauzës së opozitës, nëse do ishte një parti familjare e trashëguar, nuk besoj në këto gjëra, nuk është opozita e përgatitur apo kontributi i Malltezit të jetë e sprovuar, ne e bëmë provën me Lulzim Bashën dhe erdhi kur erdhi.

Besoj dhe kam bindje që opozita ka një rrugë tjetër dhe mendoj që Berisha do e kapë këtë moment që ta lërë opozitën, nëse do e lë opozitën në këtë gjendje, atëherë faji është i Berishës. Sepse Berisha është më i forti brenda opozitës, nëse këto mbështetës nuk do i bashkojë me pjesën tjetër atëherë Berisha i bën shërbimin më të madh Edi Ramës”, tha Sula.

Ky reagim vjen pasi Argita Malltezi, e ftuar në Debat me Alba Alishani në A2 CNN tha se nuk e përjashtonte mundësinë për të ardhur në krye të Partisë Demokratike.