Ballina Europë Tentoi të shpëtonte të motrën nga përdhunimi, pedofili e ‘fluturon’ 10-vjeçarin nga...

Tentoi të shpëtonte të motrën nga përdhunimi, pedofili e ‘fluturon’ 10-vjeçarin nga shkëmbi

152
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku një burrë hodhi nga shkëmbi një 10-vjeçar. Bëhet e ditur se i mituri ka tentuar të shpëtojë motrën nga duart e pedofilit që donte ta përdhunonte. Anthony Stocks, 54 vjeç, ka hedhur fëmijën 100 metra nga maja e një shkëmbi. Ndërsa dëshmitarët kishin dëgjuar një britmë dhe më pas kanë pararë diçka që të rrëzohej poshtë.

“Për mrekulli ai nuk vdiq, por u plagos shumë rëndë dhe u desh të transportohej me helikopter në spitalin në Londër. Fillimisht, besohej se ajo që i kishte ndodhur atij ishte një aksident i tmerrshëm, por hetimet zbuluan një histori shumë më të errët”, tha Prokurorja Zoe Johnson.

54-vjeçari detyroi 13 vjeçaren të kishte kontakt seksual me të. Djali tentoi të shpëtonte të motrën duke ndërhyrë. Stocks nuk u largua nga skena, por u bashkua me njerëzit që shkuan për t’i ardhur djalit në ndihmë. Sipas dëshmitarë ai nuk ishte më i qëndrueshëm në rrëfimet e tij.

“Të thashë që të mos afroheshe buzë shkëmbit,” ai iu afrua djalit dhe i tha:

Djali pësoi lëndime shumë të rënda, duke përfshirë disa çarje të thella në lëkurën e kokës, gërvishtje në gjoks, mavijosje të shumta, fraktura të shumta në krahun e majtë dhe deformim në shpatullën e majtë. Për shkak të traumës që pësoi, djali nuk mban mend asnjë gjë nga incidenti u tha në gjykatë. Gjithashtu Stocks u arrestua për herë të parë menjëherë pas rënies së djalit nga shkëmbi.