Ballina Bota Aksidentoi për vdekje dy të rinj, gjykata liron me kusht adoleshentin…

Aksidentoi për vdekje dy të rinj, gjykata liron me kusht adoleshentin…

77
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi, që ka shkaktuar zemërim nga vendasit, pasi një vendim gjykate liroi një 17-vjeçar që vrau dy persona, në një aksident me makinën luksoze “Porche” të babait të tij.

Aksidenti ndodhi të dielën e kaluar, kur djali i biznesmenit Vasgal Agarëal përplasi për vdekje 24-vjeçarin Anis Audaya dhe 24-vjeçarin Asini Costa, të cilët lëviznin në një motoçikletë.

Sipas informacioneve, 17-vjeçari, i cili u konstatua se ishte i dehur, në momentin e aksidentit fatal arriti shpejtësinë 200 km/h. Ai kishte dalë për shëtitje me miqtë e tij. Pasi përplasi dy të rinjtë makina luksoze u përplas edhe me automjetet e tjera të parkuara.

Gjykata ku u dërgua e la të lirë me kusht që 15 ditë të bënte punë publike dhe të shkruante një raport 300 fjalësh “për ndikimin e aksidenteve rrugore dhe zgjidhjen e tyre”.

Të martën policia arrestoi biznesmenin, babain e 17-vjeçarit, pasi i kishte dhënë makinën të miturit, i cili nuk kishte patentë drejtimi, shkruajnë mediat e huaja.