Avioni i linjës Lyon-Stamboll ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit.
Raportohet se një shtetas nga Afganistani ka prerë damarët në avion.
Të njëjtat burime thonë se shtetasi nga afgani është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Afgani ishte me leje qëndrimin në Francë.
Rinas/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion.
40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.