Ballina Europë Burri del i zhveshur në rrugë dhe sulmon për vdekje një grua

Burri del i zhveshur në rrugë dhe sulmon për vdekje një grua

81
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Zvicër ku një grua e cila po vraponte në një park u vra nga një burrë që kishte dalë lakuriq në rrugë. Siç raportohet si i dyshuar për vrasjen e gruas është arrestuar një 19-vjeçar.

“Të martën në mbrëmje, një grua u sulmua nga një burrë në Mannendorf, në liqenin e Cyrihut, rreth 20 kilometra në juglindje të qytetit më të madh të Zvicrës. Pak para orës 20.00, kalimtarët raportuan praninë e një burri të zhveshur në Alma Park i cili bërtiste dhe sulmonte persona të tjerë.

Shërbimet e shpëtimit, të cilat mbërritën shumë shpejt në vendngjarje, gjetën të shtrirë në tokë një grua të plagosur rëndë. Ndonëse iu dha ndihma e parë, gruaja iu nënshtrua plagëve të rënda,” thuhet në deklaratë e policisë.

I dyshuari është një 19-vjeçar zviceran i cili ka mbetur në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar. Pas marrjes në pyetje nga policia, i riu do të dalë në prokurori për akuzën e kryerjes së një krimi të dhunshëm. Identiteti i viktimës është objekt hetimi, si dhe rrethanat e sulmit, sqaron policia, e cila kërkon gjithashtu të dijë nëse sulmuesi dhe viktima kanë njohur njëri-tjetrin.