Ballina Aktualitet Dumani te ‘Ligjet’: Blerja e apartamenteve forma kryesore e pastrimit të parave,...

Dumani te ‘Ligjet’: Blerja e apartamenteve forma kryesore e pastrimit të parave, të përfshira edhe bankat

89
0

Kreu i SPAK, Altin Dumani prezantoi sot para Komisionit të Ligjeve raportin vjetor të punës së bërë nga Prokuroria e Posaçme.

Ajo që vihet re sipas Dumanit është se dhe forma që po përdor krimi i organizuar për pastrimin e parave.

Sipas Dumanit ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare si dhe investimi në prona të paluajtshme dhe depozitime në llogari të ndryshme bankare.

”Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe terrorizmi është ndër aktivitetet kriminale më të rralla.

Sa i takon korrupsionit, përdoret procedura që përfitojnë nga fondet publike, që përdorin llogari offshore. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave”,- tha Dumani.