Ballina Editorial Gara për rektor, hipokrizia e Mit’hat Memës dhe fushata e Rithemelimit

Gara për rektor, hipokrizia e Mit’hat Memës dhe fushata e Rithemelimit

169
0

Nga Artur Llana

Dje ka startuar gara për zgjedhjet në Universitetin e Durrësit, ku natyrisht më e rëndësihmja është për zgjedhjen e rektorit të ri. Padyshim edhe zgjedhjet në nivele të tjera marrin rëndësinë e tyre në një institucion siç është universiteti.

Ajo që më bëri përshtypje dje ishte një mesazh bashkangjitur me platformën e tij si kandidat për rektor i Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi. Ishte shkruar thjeshtë pa ngërçe të së kaluarës, pa paragjykime dhe aq më shumë i drejtohej atyre që do t’i japin një besim të mundshëm.

E gjitha, e kam fjalën për mesazhin drejtuar kolegëve , studentëve dhe stafit administrative ishte e përmbledhur në mënyrën më të thjeshtë të një njeriu që investimin dhe përvojën po edhe idetë dhe vlerat kërkon ti sjellë në një drejtim, që për hir së vërtetës ka nisur ndryshimin, pasi mbeti për një kohë të gjatë në dorë të hijenave që nga dita e parë e themelimit dhe që e kthyen në një cerdhe partiake.

Pas përvojës të suksesshme si Dekan i Fakultetit të Biznesit dhe si nismëtar i shumë projekteve që kanë përmirësuar efektshmërinë institucionale dhe përvojën e studentëve, Prof. Dr. Fortuzi synon të transformojë universitetin në një model të arsimit në Shqipëri dhe përtej saj.

Nuk do të hyjë në vlersimin e programit apo platformës së tij , madje as edhe të kandidatëve të tjerë që thjeshtë i kam dëgjuar nga përgojimi që ju është bërë ose më saktë nga investimi që kanë bërë duke përgojuar veten.

Ajo që më bëri përshtypje dje ishte një status i ish rektorit të Durrësit Mithat Mema, i cili më befasoi jo thjeshtë nga ligësia dhe hipokrizia që përcjellë, po edhe nga një nivel që çfardo “targe” ti vesh emrit përpara më ngjante me një brigadier faragjere që nuk i kishin ecur tufzat mirë.

Që gara për rektor duhet të ketë kandidatë dhe madje të devtoshëm kjo është gjëja më e mirë. Që ata shpalosin programe, ide dhe vlerat e tyre po ashtu është gjë e mirë. Vlersimin do ta japin ata që do të votojnë.

Le të kthehem te postimi I ish rektorit, ndoshta më i përfoluri, ndoshta më i paafti dhe aq më keq ndoshta nga të vetmit që ende nuk i ka të mbyllura ca problem me drejtësinë pse jo deri në SPAK.

Statutin , rregulloren, pastërtinë e figurës nuk e përcaktoj unë dhe mirë është ata që e kanë në dorë të mos bëjnë si me kandidatë bashkishë që nuk i kanë parë mirë formularët dhe e kanë ndërtesën e SPAK si salon mode duke u paraqitur çdo javë.

Ai që e lexon me vëmendje se çfarë ka skruar ( në fakt është edhe të qarë hallin, se nuk kishte asnjë arsye për ta bërë atë status) e kupton se sa shumë i emocionuar deri në mungesë përshkrimi të kësaj gjendje ndihet ish rektori. Dhe këtë gjendje është munduar ta përcjellë te kolegët. Mesa duket studentët dhe stafi administrative nuk është se i intereson shumë.

Zoti Mema shkruan se në 18 vite jetë UAMD i Durrësit është rritur dhe është pjekur aq, sa mund të garantojë një paraqitje dinjitoze në këto zgjedhje. Shpresoj që me të vërtetë ti kënë ndodhur këto fenomene UAMD, pasi zoti Mema mu duk shumë “i djegur” dhe jo i pjekur.

Në historikun 18 vjecarë të UAM, ai është personazhi i dytë, jo për nga rëndësia, që mbart me vete  mëkate të mëdha, skandale dhe abuzime, saqë tashmë nuk i bëjnë derman as edhe gratë e prokurorëve që i strehoi aty, për ti pluhurosur pak dosjet.

Universiteti i Durrësit, nisur edhe nga dëshira e madhe e një qyteti për ta pasur një institucion të tillë nisi keq, pikërisht kur në drejtimin e tij u vu Kukeli dhe Mema.

Nisur nga ky fakt ku universiteti hapi dyert jo vetëm për studentët por edhe për trupën e pedagogëve,  një tufë idiotësh që vetëm se punonin në Qark apo Prefekturë jepnin mësim se para 30 vitesh kishin qenë mësues tetëvjecare në fshatrat e Durrësit e të Kavajës. Kurrë një trupë akademike , me emra anonimë pedagogësh, nuk u ngit si në kohën e Kukelit dhe të z.Mema që i zvarritej si parazit derisa një ditë edhe do ti bënte atë që ka ditur të bëjë gjithmonë.

Universiteti i Durrësit nuk është pjekur se iku Kukeli e erdhi Mithat Mema. Ai nëse ka krijuar një pjekuri, pas largimit të tij nisi një tjetër proçes, ku partiakët e PD dhe ca maskarenj që i shkonin pas si servilë do të largoheshin nga aty. Nëse ai universitet ka ngelur i parritur e I papjekur për 12 vite ka të bëjë me abuzimet, skandalet, e Kukelit dhe Memës, që e mbushën me injorantë, që e mbushën me partiakë, që e mbushën me debilë, që pasi iknin nga pushteti strehoshein aty. Kurrë ndonjëherë nepotizmi familjar, ai partiak dhe shoqëror nuk ka qenë në nivele më të frikshme. Ndoshta ndaj ndihet kaq i emocionuar që duket sikur po i flet atyre që kanë ikur dhe jo atyre që janë në trupën e pedagogëve.

Është e frikshme deklarimi i tij se nuk ka qenë e largët koha kur nuk gjenin kandidatë për të konkuruar, kur vetë ai i përkrahur nga deputetë të PD në Durrës, nga influence e pushtetit dhe sidmos e Sokol Olldashit, që i vuri veton të gjithëve, për ta zgjedhur jo se ishte me PD. Atë e di më mire vetë ai, dhe pikërisht ishte kjo që e bëri rektor, për ta përdorur më pas deri te punësim elektricistësh, pastruesesh, drejtuesish partiak apo deputetë që u laruan nga pushteti.

Qenka kujtuar për konkurencë të fortë, por paska harruar me sa vota fitoi prej Olldashit po edhe ca pedagogëve me dinjitet që më pas ua shpërdoroi besimin. Konkurencën e gjen votimi dhe ne nuk e dijmë do të jetë e fortë apo e lehtë.

Ti drejtohesh kolegëve tuaj me këtë gjuhë, nuk do të thotë se je hipokrit, këtë duhet ta ver Hip, para titujve që një zot e di si janë marrë në këtë vend.

Unë nuk e di se çfarë ka bërë deri tani dhe as që më intereson se cfarë do të bëj. Që u ndjeka krenar se po kandidoka me 45 kolegë për senatin, hipokrizia i qenka kthyer në gëzim dhe një zot e di se kë do të bëjë pis nga ata të 45 që e përzien veten.

“Që nga dita e parë e hapjes së universitetit asnjëherë nuk kam kërkuar ti imponohem askujt, por gjithmonë kam tentuar të paraqes dhe shpjegoj këndvështrimin dhe qëndrimin tim.”, shprehet zoti Mema tashmë ëedhe me doza mashtruesi akademik.

Zoti Mema mendon se të tjerët i kanë harruar skandalet e tij, abuzimet dhe marifetet që ka bërë në atë institucion duke e kthyer në një godinë të frikshme jo vetëm për nivelin e studentëve, të atyre që emëronte e punësonte, po edhe të incidenteve të tij, deri në largim pedagogësh që i bënin foto në plazh, apo qerasje të fortësh për të blerë diploma nëpër hotele e deri te humbja e kontrollit duke përfunduar kanaleve me makinë. Të gjitha këto sepse siç e thashë më lartë kishte punësuar bashkëshorte prokurorësh që thjeshtë ja cuan dosjet pak më poshtë në sirtar, pasi tani kanë ikur edhe vetë nga puna.

Hipokrizia e tij e kthyer në gëzim dhe krenari se po kandidon, fsheh pas të tjera gjëra që nga kërcënime videosh e deri te alarme në 12 natës që i binte telefonit, se do ta vrisnin te Ura Dajlanit.

Ky ishte modeli që ai krijoi për veten dhe për fat të keq ky qe modeli me të cilën u diplomuan nga të punësuarit e Kukelit dhe të Memës mijëra studentë!

Dhe pasi ka bërë demokratin në pjesën e parë të postimit i rikthehet të qenurit komunist, hero jo si Qemali apo Vojo se i ka zënë tjetër kush, po si një lapidar i shembur në afërsi të Qerretit.

“Nëse ju kam gënjyer…në katër vite dhe sot vij me premtime që nuk kanë lidhje me realitetin, nëse nuk kam qenë i aftë të përballem dhe të zgjidh problemet dhe tani vij me shkopin magjik, nese deri më sot nuk ju kam folur me gojë, ndërsa tani jam i gatshëm të bëjë edhe kamarierin, nëse gjithmonë kam menduar për veten time dhe rrallë për ju apo asnjë, nëse nuk më keni dhënë besim, unë tjeshtë kam ngrohur vendin dhe duke marrë përfitime se nuk kam çfarë tu bëjë atyre lartë, mos votoni asnjë. “

Kjo është fjalia nënrenditëse që më ka mallëngjyer. Pra nëse ky është ai që thamë më lartë apo thotë dhe vetë se është pjesa ku tregohet i sinqertë përvec lidhëses, ultimatum: Mos votoni asnjë!

Thirrja dëshpëruese e një njeriu që në fakt së bashku edhe me disa të tjerë aty nuk duhet të kandidojë për llogari të dosjeve në SPAK, tregon qartë atë që thashmë më lartë, ligësinë, skandalet, abuzimet, shkeljet dhe dhe hipokrizinë e një njeriu që tani e dashka  politikën jashtë zgjedhjeve, kur ajo e mori në krah dhe e bëri rektor jo duke i shtrydhur trutë se nuk është dalluar ndonjëherë, po duke i shtrydhur “topet” e interest.

Dy fjalë edhe për këtë të fundit. Ai e di shumë mirë që emra të politikës durrsake të Rithemelimit janë hedhur në sulm, madje me lista në dorë, madje edhe njërin që nuk i bën përshtypje se cfarë i ka bërë babi kuksianëve para vietëve ’90. (Ku i paska gjithë këto spiunë PD që bëhen bashkë edhe në gara të tilla me “taten”)

Turpi është se njerëz që kanë braktisur “rrugicën e shpresës”, tashmë kanë marrë në dorë lista dhe si kryesi e Rithemelimit janë shpërndarë,  duke kërkuar njerëz të njohur të pedagogëve. Ky është një tjetër abuzim dhe një tjetër skandal që po e rihap pikërisht Mithat Mema dhe ata që ka përreth. Të përgojosh, përfolësh, personalitetin e pedagogëve se qenka entuziazmuar Mithat Mema apo shokë të  tij të videove, kjo është gjëja më e rëndë për atë institucion. Dikush qoftë dhe kandidat apo njeri me dinjitet duhet ta heqë nga kjo krenari idioti. Ndryshe nga ai, ata që nuk e bëjën këtë një ditë e dijnë se turpin mund t’ia fshehësh kujdo po jo vetes ama. Thirrja që i ka mbetur Mithatit nuk është për kolegët, po për dosjet që kanë emrin në SPAK bashkë me prokurorë! (vijon)