Ballina Sport Mbrëmje tronditëse për Granit Xhakën e Bayerin! Atalanta e Gjimshitit turpëron kampionët...

Mbrëmje tronditëse për Granit Xhakën e Bayerin! Atalanta e Gjimshitit turpëron kampionët e Gjermanisë

50
0

Atalanta është fitues i Kupës së Europa League në futboll. Skuadra nga Bergamo turpëroi  Bayer Lverkusenin, duke e mposhtur me rezultat 3:0 në finalen e madhe që u zhvillua në Dublin të Republikës së Irlandës.

Një atmosferë e bukur futbolli, mbi 50 mijë shikues, panë një Atalantë të frikshme dhe një Bayer jo si zakonisht gjatë edicionit 2023-2024, që disavantazhin e përmbyste shpesh.

Pas 51 ndeshje pa humbje në Gjermani e Evropë, Bayer njoftohet me humbje.

Atalanta – Bayer 3:0

Stadiumi “Aviva” në Dublin.
Shikues: 50.000.
Gjyqtar: I. Kovacs (Rumania).
Shënues; Lookman (12′, 26′ e 75′).
Kartona të verdhë; Wirtz, Tapsoba, Andrich – Gjimshiti, Scamacca, Zappacosta, Koopmeiners.
Atalanta: Musso, Gjimshiti, Hien, Kolasinac (Scalvin 46′), Zappacosta (Hateboer 84′), T. Koopmeiners, Ederson, Ruggeri (Toloi 90+1), de Ketelaere (Pasalic 57′), Lookman dhe Scamacca (Toure 84′).

Bayer: Kovar, Tapsoba, Tah, Hincapie, Stanishiq (Boniface 46′), Palacios (,Andrich 68′), Xhaka, Grimaldo (Hlozek 69′), Wirtz (Schick 81′), Frimpong (Tella 81′) dhe Adli.

Futbollisti Ademola Lookman është trim i mbrëmjes, duke shënuar het-trik e tronditur kampionin e Gjermanisë.

Reprezentuesi i Shqipërisë, berat Gjimshiti, kapiten i Atalantës,  sonte ka dëshmuar lojë të madhe dhe me shokë ka festuar trofeun e parë të ekipit në histori të garave evropiane.

Në minutën e 12-të, mbrojtja e Bayerit reaguan me vonesë në mbrojtje dhe Ademola Lookman nga afërsia nuk fali duke shënuar për 1:0.

Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 22-të.

Në minutën e 26-të, Ademola Lookman me një goditje të fortë e të saktë, thelloi epërsinë në 2:0.

Portieri i Atalantës, Musso, ka treguar formë duke reagon me sukses pothuajse në çdo situatë.

Në minutën e 75-të, i papërmbajtshmi Ademola Lookman me një depërtim mjeshtëror e me goditje të furishme vulosi sfidën me rezultat 3:0.

Gjimshiti me Atalantën në festë e Xhaka me Bayerin të tronditur nga kjo humbje e thellë, që pak kush e ka pritur me një rezultat të tillë.