Bypasi i Murrizit në rrugën e Arbrit mëngjesin e sotëm është “pushtuar” nga mjegulla e dendur. Nga pamjet e publikuara duket mjegulla e dendur ku është shumë e vështirë të duket rruga ose mjetet afër.
Si pasojë e mjegullës mësohet se është kufizuar ndjeshëm fushëpamja për automjetet që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër. Probleme ka edhe në fshatin Bastar Murrize të Tiranës ku si pasojë e mjegullës së dendur dhe rrugës së ngushtë pati rrezik për aksidente.