Pasi miniera e Spaçit ishte konsoliduar si përvojë pune, një tjetër minierë do hapej për shfrytëzimin e mineralit jo shumë larg Spaçit.
Miniera ishte përzgjedhur në Qafë-Bari të Pukës. Qëllimi kryesor do të ishte nxjerrja e bakrit nga një fuqi punëtore prej 250-300 punëtorësh.
Revolta e Qafë Barit ishte një revoltë kundër regjimit komunist në Shqipëri, e cila ndodhi më 22 Maj 1984, në burgun e Qafë Barit, ku ndodheshin rreth 500 të burgosur politikë.
Dhuna, trajtimet çnjerëzore, orët e tejzgjatura të punës së detyruar, mungesa e ushqimit dhe torturat psikologjike dhe fizike sollën revoltën e të burgosurve politikë. pasi të burgosurit morën kontrollin e plotë të burgut dhe bënë thirrjet e tyre për një Shqipëri të lirë e demokratike.
40 vjet nga kjo revolt, Instituti i Studimit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, dhe Muzeu I Përgjimeve ‘Shtëpia me gjethe’ çelën një ekspozitë me faktë të kësaj ngjarjeje.
Revolta nisi në formë rezistence kundër punës së detyruar, mëngjesin e 22 majit. Organizuesit e revoltës u dënuan me pushkatim, midis tyre Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja.
Burgu i Qafë Barit ka qenë një burg i sigurisë së lartë gjatë diktaturës komuniste shqiptare, ku Partia Komuniste dërgonte, si në shumë burgje të tjera të ngritura në atë kohë, të burgosurit politikë.
Pasi miniera e Spaçit ishte konsoliduar si përvojë pune, një tjetë minierë do hapej për shfrytëzimin e mineralit jo shumë larg Spaçit. Miniera ishte përzgjedhur në Qafë-Bari të Pukës dhe qëllimi kryesor do të ishte nxjerrja e bakrit nga një fuqi punëtore prej 250-300 punëtorësh.
Me 4 qershor 1982, Këshilli i Ministrave mori vendimin nr. 139, për hapjen e repartit 311 Qafë-Bari. Sipas planit të miratuar më 10.7.1982 mbaroi kantieri ndërsa më 25.7.1982 përfundoi rrethimi. Qafë-Bari u bë një prej kampeve më të tmerrshëm të komunizmit, i ngritur për të shfrytëzuar punën e të burgosurve politikë për të sjellë fitime të leverdishme për regjimin e atëhershëm.
Revolta e Qafë Barit ishte një nga ngjarjet historike që shënjoi ekzistencën e këtij burgu. Revolta nisi si një protestë kundër kushteve të vështira të jetesës në burg, dhe u kthye në një akt të mirëfilltë rezistence kundër regjimit komunist në Shqipëri. Revolta ndodhi më 22 Maj 1984.
Dhuna, trajtimet çnjerëzore, orët e tejzgjatura të punës së detyruar, mungesa e ushqimit dhe torturat psikologjike dhe fizike sollën revoltën e të burgosurve politikë. Por revolta nuk synonte vetëm zgjidhjen e kushteve të jetesës në burg, ajo ishte një qëndresë kundër regjimit, pasi të burgosurit morën kontrollin e plotë të burgut dhe bënë thirrjet e tyre për një Shqipëri të lirë e demokratike. Regjimi nuk kishte ndërmënd të negocionte me ta dhe kjo solli edhe shtypjen me dhunë të revoltës