Ballina Sport Serie A, legjenda Claudio Ranieri heq dora nga puna e trajnerit në...

Serie A, legjenda Claudio Ranieri heq dora nga puna e trajnerit në moshën 72-vjeçare

106
0

Claudio Ranieri (72 vjeç) do të largohet nga posti i trajnerit te Cagliari dhe gjithashtu nga bota e futbollit pasi udhëhoqi ekipin e tij drejt promovimit në Serie A vitin e kaluar, përpara se ta ndihmonte për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit italian fundjavën e shkuar.

Ranieri do largohet nga futbolli duke hequr dorë nga kontrata që e lidhte me klubin deri në verën e 2025. 72-vjeçari është më i njohur për komunitetin e gjerë ndërkombëtar të futbollit si ‘truri’ i mrekullisë të Leicester City për titullin e Premier League në sezonin 2015-2016.

Cagliari konfirmoi largimin. “Përjetësisht mirënjohës, zotëri. Ranieri i jep lamtumirën Cagliarit. Në dy periudhat e tij me klubin, ai gjithmonë arriti të drejtonte ekipin për të arritur objektivin e tij fillestar. Tashmë pas dy promovimeve të njëpasnjëshme në të kaluarën (nga Seria C në Serie A) dhe mbijetesën në ligën e parë, ai ia doli të shpëtojë ekipin.”

Cagliari, Napoli, Fiorentina, Valencia, Atletico Madrid, Chelsea, Valencia, Parma, Juventus, Roma, Inter, Monaco, Greqia, Leicester, Nantes, Fulham, Roma, Sampdoria, Uotford dhe sërish Cagliari, këto janë klubet që ka drejtuar Ranieri në karrierën 38-vjeçare.

Tetë trofe ka fituar Ranieri, ku më i rëndësishmi ai i Premier League me “Hirushen” Leicester City në sezonin 2015-16.