Ballina Sport Situata del nga kontrolli në ndeshjen finale ku titullar ishte mesfushori i...

Situata del nga kontrolli në ndeshjen finale ku titullar ishte mesfushori i Kombëtares

26
0

Situatë kaotike u regjistrua në fundin e finales mes Plzen dhe Spartës së Pragës, ku skuadra e Qazim Laçit dhe Indrit Tuçit triumfoi me rezultatin 1:2.

Mesfushori Laçi ishte titullar gjatë gjithë duelit, ndërkohë që Tuçi e ndoqi sfidën nga tribuna, teksa fundi rezultoi tepër i dhunshëm.

Tifozët e të dyja skuadrave zbritën në fushë, për t’u përplasur më njera-tjetrën, duke regjistruar akte të shëmtuara dhune. Pavarësisht ndërhyrjeve të forcave speciale, ishte tepër e vështirë që situatë të vihej nën kontroll pa pasoja, teksa pamjet bënë xhiron e rrjetit.

Vlen të theksohet fakti se finalja u zhvillua në stadiumin “Doosan Arena” të Plzen, teksa disfata në finale nuk u prit aspak mirë nga tifozët e Plzen.