Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskyy ka pasur një telefonatë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelenksyy bën të ditur se Shqipëria do jetë pjesë e Samitit të Paqes ku falenderoi edhe Ramën për prezencën e Shqipërisë.
Postimi i plotë i Zelenksyy-t:
Kam biseduar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderoi për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë.
E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv.
Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje.
I spoke with Albanian Prime Minister @ediramaal, a great friend of Ukraine, about the upcoming Peace Summit and thanked him for confirming that Albania will attend.
I also informed Prime Minister Rama about the battlefield situation, specifically the Kharkiv region defense. We…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 22, 2024