Ballina Politika Zgjedhjet në Britani nuk i lanë të takoheshin, Cameron zhvilloi një bisedë...

Zgjedhjet në Britani nuk i lanë të takoheshin, Cameron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Begaj

48
0

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cameron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin shqiptar Bajram Begaj ditën e sotme.

Cameron ishte për një vizitë zyrtare në Tiranë ku u takua me kryeministrin Rama dhe sipas axhendës do takohej më pas edhe me Begajn, por Lord Cameron u detyrua të shkojë me shpejtësi në Londër për një mbledhje qeverie, ku kryeministri Sunak lajmëroi datën e zgjedhjeve të përgjithshme më datë 4 korrik.

Megjithatë Cameron sipas Zyrës së Jashtëm të Komonuelthit, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin shqiptar ku kanë folur për rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe mbështetjen për Ukrainën.