Ballina Rajoni Dalin pamjet e kokainës me destinacion Shqipërinë/ Në pako ishte stampuar një...

Dalin pamjet e kokainës me destinacion Shqipërinë/ Në pako ishte stampuar një kafkë dhe logoja e “Spartës”, ja sa shkonte vlera e lëndës narkotike (Video)

36
0

Policia greke ka publikuar pamjet e 320 kilogramëve kokaine të sekuestruar në portin e Pireut që vinte me kontejner të mbushur me karkaleca nga Amerika e Latine dhe destinacion kishte Shqipërinë.

Siç shihet nga pamjet mbi kokainë ishte stampuar një kafkë, me mjekër, ndërsa në një tjetër logoja e “Spartës”.

Policia greke ka arrestuar tre shqiptarë Jasona Mërkuri, 54 vjeç, Aleksandër Mërkuri 45 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç.

Sipas policisë, vlera e lëndës narkotike i kalonte shifrat e 5 milionë eurove.