Ballina Kronika Dhunoi të dashurën, bie në prangat e policisë 35-vjeçari, arrestohen edhe tre...

Dhunoi të dashurën, bie në prangat e policisë 35-vjeçari, arrestohen edhe tre të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme penale

20
0

Katër persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se dy prej tyre janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë njëri ndaj të dashurës dhe tjetri ndaj bashkëjetueses.

Më tej në njoftim bëhet me dije se janë arrestuar edhe dy persona të tjerë pasi pasi duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur, janë përfshirë në aksident me dy automjete të tjera.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– B. Gj., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij;

– A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit A. K., 46 vjeç, dhe B. L., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur, janë përfshirë në aksident me dy automjete të tjera, me pasojë vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë.