Detaje të reja dalin ngjarja e rëndë në Tiranë, ku burri ka goditur disa herë me thikë gruan e tij.
Autori i dyshuar i ngjarjes është Jakup Shahu, i cili dyshohet se për shkaqe xhelozie ka goditur me thikë në qafë dhe trup disa herë gruan e tij, 46-vjeçaren me iniciale E. Sh., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Çifti janë prindër të një fëmije, por që nuk ka qenë në banesa kur ka ndodhur ngjarja në orët e para të mëngjesit të sotëm (23 Maj).
52 vjeçari është person me precedent penal pasi në vitin 2011 ka vrarë një person 13 vite burg.
Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.
46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Jakup (Arben) Shahu ka qëlluar për vdekje 28-vjeçarin Arjan Mejdani më 7 shtator 2011. Në sherr u përfshinë autori i krimit