Ballina Kosovë Kush e solli në Kosovë italianin që po akuzohet se i mashtroi...

Kush e solli në Kosovë italianin që po akuzohet se i mashtroi bujqit?

49
0

Udhëtoi rreth 1 mijë e 500 kilometra, gjoja për të investuar në Kosovë, por italiani pasi shiti bimët, u zhduk pa nam e pa nishan.

Pierpaolo Cavaglieri në vitin 2018 erdhi nga Remedello i Italisë në Malishevë, i shoqëruar nga Ragip Berisha, nga Turjaka e Malishevës, ai nisi përgatitjen e terrenit për të sjellë nga Italia fidanët e bimës Alkekengi.

Cavaglieri dhe Berisha synonin që të arrinin marrëveshje me bujqit kosovarë të cilët do e kultivonin këtë bimë në tokat e tyre.

Plani ishte ky. Fidanët e Alkekengit do të silleshin nga Italia në Kosovë. Të njëjtat do u shiteshin bujqve, të cilët pasi do i punonin ato, frutat do i dorëzonin tek italiani dhe ortaku i tij.

I gjithë procesi nga blerja e fidaneve deri te dorëzimi i të vjelave, do të rregullohej me një kontratë pune e cila do të lidhej mes bujqve dhe investitorëve.

Misioni i tyre për të investuar në Kosovë u mirëprit e u përkrah nga niveli qendror e ai lokal.

Më 23 korrik të 2018-ës, Cavaglieri e Berisha, të shoqëruar nga zëvendësministri i atëhershëm i Bujqësisë, Vesel Krasniqi dhe këshilltari i zëvendëskryeministrit të atëhershëm, Fatmir Limajt, Faton Thaçi, ishin pritur në takim nga atëbotë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ish-nënkryetari Hajdein Berisha dhe Murat Hoxha i cili në atë kohë ishte drejtor i bujqësisë në këtë komunë.

Sipas komunikatës së Komunës së Malishevës, e cila është ende e publikuar në webfaqen zyrtare të këtij institucioni, investitorët italianë, siç u referoheshin Cavaglierit e Berishës, në takim me krerët komunalë, kishin prezantuar idenë e tyre për kultimivimin e bimës “Alkekengi”.

Në komunikatë thuhet se kjo bimë përdoret në industrinë ushqimore dhe në mjekësi.

Komuna e Malishevës kishte ofruar edhe sallën e Kuvendit Komunal për t’ua mundësuar atyre takimin me bujqit lokalë.

E në këtë takim, sipas Komunës së Malishevës, italiani u dha bujqve një premtim të madh. Ai ishte zotuar se do e hapë në Malishevë fabrikën e përpunimit të Alkekengit, si dhe frutave dhe perimeve të tjera.

Atë ditë, malishevasit kishin marrë edhe një lajm të mirë. Vesel Krasniqi i cili në atë kohë mbante postin e zëvendësministrit të Bujqësisë, u kishte premtuar atyre se ministria e tij do i ndihmojë bujqit të cilët do e kultivojnë këtë bimë.

VIDEO