Gazetari Milaim Zeka, në një lidhje me emisionin “Breaking” në Top News, dha emrin e një politikaneje në Kosovë që sipas tij vepron njësoj si Vuçiç.
Donika Gërvalla, thotë ai, e dinte mirë që Albin Kurti nuk dorëzon draftin dhe nuk e krijon asosacionin, ndërsa thotë se përballja mes Gërvallës dhe Vjosa Osmanit është e sajuar.
“Me perëndimin jemi katandisur në këtë gjendje saqë Donika Gërvalla, ministre e një vendi që nuk prodhon as domate, as kastraveca, ministre e një vendi që nuk paraqet në mënyrë absolute kurrfarë rëndësie për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjen kohën për t’u tallur dhe për të thënë që po, ne e dorëzojmë draftin, në kohën kur ajo e dinte fare mirë që Albin Kurti nuk dorëzon draft, Albin Kurti nuk e krijon Asociacionin