Thiago Motta nuk do jetë sezonin e ardhshëm trajner i Bolonjas. Klubi ka njoftuar këtë të enjte se trajneri i ka njoftuar se nuk do rinovojë, duke konfirmuar atë që flitej prej ditësh. Pas dy vitesh italo-braziliani do largohet duke e kulifikuar klubin për herë të parë pas 59 vitesh në Champions League.
Tani pritet të jetë çështje ditësh zyrtarizimi i Thiago Mottas te Juventusi. Palët kanë arritur prej kohësh një marrëveshje 3-vjeçare, ndërsa në vijim do përcaktohen edhe objektivat e merkatos.