Ballina Politika “Ky është Parlamenti me më shumë zengjinë. Nga dolën këta?”/ Dash Shehi:...

“Ky është Parlamenti me më shumë zengjinë. Nga dolën këta?”/ Dash Shehi: Kam 34 vjet në politikë, nuk u bëra kurrë i pasur…

37
0

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi kur pyetet për politikanët dhe deputetët e pasur të Kuvendit të Shqipërisë çuditet dhe ngre disa pikëpyetje. Ai u shpreh se është e habitshme se si këta politikanë janë kaq të pasur.

I ftuar në “Top Story”, Shehi thotë se do të mbështeste një vetting në radhët e politikës me qëllim për të hedhur dritë mbi burimin e këtyre pasurive.

Shehi i krahason me veten, ku shprehet se ka 34 vite në politikë por nuk u bë kurrë kaq i pasur. Sipas tij, “ky është parlamenti me më shumë zengjinë seç ka pasur ndonjëherë në Shqipëri”.

Pjesë nga intervista

Dashamir Shehi: Kur shoh milionerë që dalin nga politika nuk e shoh të drejtë! Unë jam vetë nga ata të vjetrit, ç’është kjo punë, nga dolën?

Grida Duma: Sa vjet bërë në politikë?

Dashamir Shehu: Po 34 sa i bie se nuk e mbaj mend sa mandate kam. Po çfarë rëndësie ka kjo? Brenda ambientit politik ka shumë pasanik, ky është ndoshta parlamenti që ka më shumë zengjinë seç ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ka ardhur duke u ngushtuar kjo punë. Ata që u bënë me para kanë qejf politikën, shqiptarët i kanë qejf të dyja edhe paratë edhe pushtetin. Po të duan të bëjnë vetting, unë jam dakord.