Ballina Aktualitet Mikrokredite: Milionat dolën me çanta jashtë, u çuan në Europë e offshore

Mikrokredite: Milionat dolën me çanta jashtë, u çuan në Europë e offshore

46
0

Skema e piramidale e mashtrimit me microcreditet e zbuluar nga prokuroria e Tiranës është vetëm maja e ajsbergut, thotë gazetari Adriatik Doçi në studion e emisionit “Përballje” në Report Tv.

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata firmosi dje masa arresti për nëntë persona të dyshuar për veprën penale “Skema mashtruese dhe piramidale” administratorë dhe përmbarues nga institucionet financiare Micro Credit Albania, ADCA, si dhe shoqërive përmbaruese Zig, FS, FLASH.

Por gazetari  Doçi beson se të arrestuarit janë vetëm zbatues ndërsa kokat janë të tjerë. Madje shkon deri atje sa thotë se të implikuar në këtë skemë piramidale të mikrokredive janë dhe përfaqësues të BSh e politikanë e ish ministra.

“Këta personazhet që janë në foto (personat me masë sigurie) janë vetëm disa punonjës e zbatues që u ka ngelur vula e fundit në dorë, por nuk janë koka e skemës piramidale.Koka e kësaj skeme janë çifti Arben Meskuti dhe Ernela Çuberi dhe Elda Ibro e Olsio Ibro. Vetëm këta të fundit janë në masë sigurie nga prokuroria.

Kjo është koka e zbatimit të zhvatjes së qytetarëve. Ndërsa të implikuar janë krerë bankash, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, përfaqësues politik por

dhe ish ministra” thotë në studio gazetari Doçi.

100 mijë viktima të skemës piramidale

Viktimat e kësaj skeme që është e ngjashme me piramidat e 1996 mendohet se janë 100 mijë qytetarë.“Është pranuar nga BSH se numri i kredive të këqija që i kanë kaluar këtyre kërpurdhave financiare, financiare është rreth 100 mijë’ thotë në studion e Report Tv, gazetari Doçi

Por çfarë ka ndodhur?

Në 2014 niveli i kredive të këqija arriti në gati 25%, një nivel shqetësues gati për të falimentuar sistemin bankar.

Nga 25% i këtyre kredive, problemi ishte 25 kompani të mëdha që kishin 60% të borxhit të keq. Qytetarët që janë viktima të kësaj skeme besohet se janë vetëm 10% e kredive të këqija në 2014. Ndërsa sot nga 25% niveli i kredive të këqija ka shkuar në 4% duke iu referuar të dhënave të BSh.

Një qytetar merr një overdraft në një bankë të nivelit të dytë, ose mikrokreditë e tjera. Në një moment nuk ka pasur mundësi të shlyejë. Banka e nivelit të dytë ia ka shitur këtë kredi të vjetër MCA e ADCA, Zig.

Problemi këtu ishte se nuk ka legjistlacion të bazuar. Nga kjo paligjshmëri u ngrit skema e grabitjes.

Si ranë në grackë qytetarët?

Duke sjellë shembull si një qytetar ra në grackë, gazetari Doci tha se në disa raste vec sekuestrimit, pronat janë shitur në ankande fiktive dhe më pas janë rishitur dhe blerë nga i njëjti grup. Madje thotë se nuk bëhet fjalë për dhjetra miliona euro të zhvatura e jo 3 mln euro sa ka gjetur prokuroria.

Një familjari që ka 1 mln lekë borxh një banke të nivelit të dytë, i ka kaluar MCA e Arben Meskutit dhe Olsi Ibros e MCA në mënyrë arbitrare e kalon në 4 – 8 milionë lekë në mënyrë arbitrare. Më pas merret hapi shantazhues e shtrëngues.

Që do të thotë pasuritë që ka ai në emër të tij apo familjarëve të tij i ka kaluar në emër të subjektit të microkredisë. I mbahet prona peng. Ka pasur raste kur janë bërë ankande fiktive dhe të fshehtë.  Psh një banesë që mund të ketë kushtuar 100 mijë euro është shitur në ankand fiktiv dhe të fshehtë për 7 mijë euro dhe e ka blerë i njëjti grup. Pastaj shtëpia është shitur me vlerën që ka patur dhe paratë janë marrë. Një pjesë shumë e vogël është futur në sistemin bankar, se prokuroria ka bërë verifikime e ka gjetur 3 mln euro. Besohet se janë dhjetra miliona euro të zhvatura nëse prokuroria do të hapë të gjitha dosjet.

U tentuan të zhdukeshin provat! Milionat e vjedhura u cuan në offshore

Sipas gazetarit dosjet e mikrokredive janë rreth 100 mijë dosje. Madje denoncon se është ndërhyrë në arkivën e ministrisë së Drejtësisë për të vjedhur dosje për të zhdukur këtë skemë piramidale.

“Një fakt kompromentues është se 60 mijë dosje kanë qenë në Ministrinë e Drejtësisë dhe unë kam të dhëna që është ndërhyrë dhe në arkivën e ministrisë së Drejtësisë dhe janë vjedhur për të zhdukur këtë skemë piramidale.

Një fakt tjetër është që vetë ministria e Drejtësisë e ka denoncuar në shkurt 2020 dhe prokuroria pas 3. 5 viteve ka marrë këto masa sigurie por është për të larë duart, sepse kokat e grupit nuk janë. Kam të dhëna që paratë janë çuar me çanta jashtë në Europë e në vende offshore e në banka janë gjetur 3 mln euro që nuk justifikohen me veprimtarinë e këtyre kompanive.”