Ballina Politika Raportimi i kreut të SPAK para Komisionit të Ligjeve, Murrizi shpërthen ashpër...

Raportimi i kreut të SPAK para Komisionit të Ligjeve, Murrizi shpërthen ashpër ndaj deputetëve: Seancë e turpshme, janë pa integritet, pa këllqe

90
0

Ish-deputeti Myslym Murrizi ishte i ftuar sot në emisionin “Top Talk”, ku ndër të tjera ka komentuar dhe raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, ditën e djeshme para Komisionit të Ligjeve.

Me tone të larta, Murrizi u shpreh se u duk sikur në fakt ishte Dumani ai që kishte thirrur në SPAK deputetët që ndodheshin në sallë, teksa i ofendoi këta të fundit duke i cilësuar të pështirë dhe pa integritet.

“Pashë një seancë të turpshme dje tek Komisioni i Ligjeve. Mu duke sikur i kishte thirrur Altini në SPAK ata. Mua më pëlqeu shumë, por nuk mu duke sikur ishte në kryesinë e Kuvendit. Në jemi Republikë parlamentare, Kuvendi është sovran dhe ja var brekët në tel kujtdo. Më thuaj një zyrtar që mendon se është tutor i Kuvendit. Duhet të kërkonte që kush ka konflikt interesi nuk duhet të ishte aty. Deputetë pa integritet, pa këllqe, bisbiqël që lëpiheshin për hallet e veta. I pashë ashtu siç janë, të pështirë, të ndyrë, si shportë qershish e pshurur. E gjithë shporta ishte me pika. Mu duke sikur i kishte thirrur Dumani ata në SPAK.”- tha Murrizi.