Ballina Politika Rezoluta Anti-Korrupsion e miratuar nga mazhoranca në Kuvend, reagon ashpër Gjekmarkaj: Ka...

Rezoluta Anti-Korrupsion e miratuar nga mazhoranca në Kuvend, reagon ashpër Gjekmarkaj: Ka shkuar nga grabitja në grabitje

28
0

Nënkryetari i Rithemelimit dhe i parlamentit Agron Gjekmarkaj, ka folur në lidhje me rezolutën e miratuar nga mazhoranca e Edi Ramës që do të luftojë krimin dhe korrupsionin.

“Kjo rezolutë që paraqitet sot është në kufijtë e një enigme të madhe, por dhe një absurdi.

Në vitin e 11 një qeveri që ka shkuar nga grabitja në grabitje, nga skandali në skandal, një qeveri që mund të thuhet më e korruptuar në këto 34 vite, na fton ne të jemi më të ndershëm, na kërkon të jemi më të drejtë.

Është e turpshme, sepse a thua që nuk janë këta që po qeverisin dhe u duhej një rezolutë që këta të qeverisnin.

A thua se dy faqe letre i kanë penguar që të luftojnë bandat kriminale që kanë vjedhur zgjedhjet, që të mos ndodhin këto që kanë ndodhur me inceneratorët, sterilizimin, bashkinë e Tiranës dhe bashki të tjera.

Pra janë dy faqe letre të një rezolute që ta ndryshojnë Shqipërinë, nga një Shqipëri e krimit, korrupsionit, e qeveritarëve, deputetëve, pushtetarëve të përfshirë në shumë afera, në një qeveri befas të pastër.

Kjo nuk rri as një qiell as një tokë.

Edhe për Komisionin që do të ngrihet është në kufinjtë e enigmës. Ne ende nuk e dimë, bëjnë me shenja që kjo kërkohet prej dikujt dhe nuk na thuhet se kush e do, dhe as ata nuk e dinë se çfarë po bëjnë. Thjeshtë kanë folur gjithë ditën duke recituar të njëjtin mesazh që; ata janë të ndershëm, duan drejtësi, duan një Shqipëri të pastër pas 11 vitesh në pushtet, që ju, ne dhe qytetarët e dimë se çfarë ka ndodhur”. tha Agron Gjekmarkaj.