Sindikatat e taksistëve në Itali ka thirrur një grevë të re kombëtare, e cila do të zgjasë 48 orë, për datat 5 dhe 6 qershor.
Ata thonë se janë përhapur rastet e aktivitetit të paligjshëm në sektor dhe kjo i dëmton në punën e tyre, shkruajnë mediat italiane.
“Meqenëse nuk u mor asnjë thirrje pas grevës kombëtare të thirrur për 21 maj kundër fenomeneve të përhapura të aktivitetit të paligjshëm në sektor dhe për të kërkuar rregullimin e platformave teknologjike , u detyruam të shpallnim një mbyllje të re kombëtare”, thotë sindikata.