Gerald Krrashi, përgjegjës i kompanisë nënkontraktore, e cila kryente punimet për ndërtimin e një pallati në zonën e ish-Kinostudios në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë, është arrestuar nga policia pas vdekjes në punë të 53-vjeçarit Adrian Fejzullai.
Gerald Krrashi është arrestuar për veprën penale ‘Shkelja e rregullave në punë, me pasojë vdekjen!’.
Adrian Fejzullai, humbi jetën mëngjesin e sotëm në punë. Ai kishte pak vite që ishte kthyer nga Greqia për të ndërtuar jetën këtu në Tiranë. Me bashkëshorten e tij jetonin në Shkozë, pranë të vëllait.