Ballina Aktualitet E rëndë para Bashkisë së Tiranës/ Protestuesit hedhin molotov drejt gazetarëve

E rëndë para Bashkisë së Tiranës/ Protestuesit hedhin molotov drejt gazetarëve

59
0

Protestuesit para Bashkisë Tiranë kanë hedhur bombë molotov në drejtim të gazetarëve gjatë tubimit.

Hedhja e bombës molotov tek gazetarët ka shkaktuar momente paniku.

Sulmet me molotovë drejt godinës së bashkisë së Tiranës kanë vijuar edhe sot në protestën e thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë.

Ajo që vihet re është se ka një prani të vogël të mbështetësve ndërsa numri i policëve të vendosur gardh është shumë më i madh.

Po ashtu policia u bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protestë që të distancohen nga çdo akt dhune, duke u kujtuar edhe rastet e hedhjes së molotovëve që kanë rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Ndërkohë gazetari Mero baze ka postuar një video ku shkruan se: Kështu është kur ka më shumë gazetarë se protestues. E pësojnë gazetarët nga molotovi.