Ballina Sport Emery shpërblehet nga Aston Villa me kontratë të re

Emery shpërblehet nga Aston Villa me kontratë të re

22
0

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare, ka njoftuar klubi i Premier League të hënën.

Kjo marrëveshje vjen si shpërblim për suksesin e tij në edicionin e sapopërfunduar, ku ai ka drejtuar klubin e Birminghamit për të zënë vendin e katërt në Premier League dhe për t’u kualifikuar në Champions League.

“Jam shumë i lumtur që marr këtë hap, duke nënshkruar një kontratë të re dhe duke pasur përgjegjësinë për ta udhëhequr këtë klub”, ka thënë Emery.

“Qëkur erdha në Villa gjeta mjedisin dhe strukturën më të mirë për të zhvilluar një projekt me ambicie më të mëdha.”