Ballina Aktualitet Fanatikët e Currilave në Durrës: Plazhi nuk është më si dikur…po kthehet...

Fanatikët e Currilave në Durrës: Plazhi nuk është më si dikur…po kthehet në masive me papastërti

171
0

I njohur ndryshe edhe si plazhi i durrsakëve, plazhi i Currilave në veri të Durrësit edhe sot e kësaj dite vijon të frekuentohet nga fanatikët, që kryesisht janë moshë e tretë.

Nga ai plazh që frekuentonin dikur, sot ka mbetur shumë pak, por ata që vijnë që ende kujtojnë plazhin e dikurshëm, ku kanë mësuar notin dhe kanë kaluar fëmijërinë dhe rininë e tyre.

Të tjerë shprehen se dikur plazhi ka qenë më i pastër dhe natyrisht më i madh për banorët e Durrësit dhe të Tiranës.

Ndërsa sot ka mbetur vetëm një pjesë e vogël si plazh publik.

E megjithatë, fanatikët vijojnë ta frekuentojnë me besnikëri. Pavarësisht deritanishme shumica e të cilave të papëlqyeshme për këta pushues, sërish, plazhi i Currilave për ta vijon të mbetet “nostalgji e vjetë”

Po duket se ky plazh nuk është më në vendmdjen e bashkisë e cila e ka lënë në mëshirë të fatit. papasterti qe kane nisur te krijone edhe kodra te vogla jane fotot e vetem dy diteve me pare.

Nga viti ne vit me keta pamje ai duket se do te ngele tjeshte ne memorie si plazhi durrsakeve, pasi per bashkine tashme ai eshte plazhi i harruar!