Ballina Aktualitet Gjyqtarja e Durrësit Entela Shedulla pengon median, seanca për trafikantët e 7...

Gjyqtarja e Durrësit Entela Shedulla pengon median, seanca për trafikantët e 7 pakove me kokainë zhvillohet me dyer të mbyllura

115
0

Gjyqtarja Entela Shedulla e Gjykatës së Durrësit vendosi sot të mbrojë imazhin e dy personave të akuzuar për trafik kokaine. Ajo mbylli dyer e gjykatës dhe zhvilloi pa praninë e medias seancën për masën e sigurisë ndaj kushërinjve Mentor Çuni dhe Arjan Doçi. Të dy u lanë në arrest me burg, pasi u kapën duke transportuar 7kg e 300gr kokainë.

Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë u mbajt me dyer të mbyllura një rast i përsëritur ky nga gjyqtarët e Durrësit. Në një argument ligjor të vënë në dispozicion nga gjykata thuhet se: Refuzimi i regjistrimit të pamjeve filmike, kufizohet nga Ligji “Për të drejtën e informimit”, ku në nenin 17 thuhet se informacioni kufizohet nëse cënohet e drejta për një jetë private.

Në një argument ligjor të vënë në dispozicion nga gjykata thuhet se janë marrë në pyetje të arrestuarit nëse do të regjistrohen me kamera dhe ata kanë kundërshtuar. Edhe prokuroria ka kërkuar moslejimin e pjesëmarrjes së medias