Ballina Sport Kroos: Ne dimë si ta fitojmë Champions League-n

Kroos: Ne dimë si ta fitojmë Champions League-n

29
0

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos ka dhënë së fundmi një intervistë, ku foli si fillim për ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu” si dhe emocionet e përshëndetjes me tifozët e “Los Blancos”.

Për Kroos ndeshja e fundit në “shtëpi” ishte një mbrëmje e paharrueshme.

“Jam shumë mirë, ishte një natë e paharrueshme për mua dhe për të gjithë familjen time, nuk e prisja gjithë këtë përkëdhelje, por shfrytëzova të gjitha këto momente të veçanta nga tifozët dhe ekipi. Nuk mund të kërkoja më shumë”-tha fillimisht gjermani.

Ndërsa iu përmend fakti që me fitoren në finalen e Champions League ndaj Borussia Dortmund do të arrinte një mit si Francisco Gento, duke u bërë futbollisti më i titulluar në historinë e kompeticionit me gjashtë suksese, mesfushori theksoi se nuk e mendon këtë gjë, por dëshiron triumfin për gjithë ekipin.

“Fitorja do të ishte e rëndësishme, jo aq për rekord, por unë do të isha me fat nëse do ta fitoja sërish këtë trofe.

E dimë se do të jetë e vështirë, por ne dimë si t’i fitojmë këto ndeshje dhe shpresojmë që të jemi në gjendje ta dëshmojmë këtë në fushë”-shtoi Toni Kroos.