Ballina Ekonomia Mashtrimi i qytetarëve me mikrokreditë, Gent Sejko te Ekonomia: Likuidator për secilën...

Mashtrimi i qytetarëve me mikrokreditë, Gent Sejko te Ekonomia: Likuidator për secilën kompani! Kadastra të mos bëjë tjetërsim pronash

22
0

Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, Guvernatori i Shqipërisë, Gent Sejko komentoi mënyrën se si do të procedohet me rastet e mashtrimit nga kompania “Final” sh.p.k. dhe “Micro Credit Albania” sh.p.k., të cilat kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra.

Guvernatori Sejko, bëri me dije se është njoftuar edhe Kadastra që të mos bëjë tjetërsim pronash.

Sejko theksoi se do të komunikohet edhe me Ministrinë e Drejtësisë, për të përcaktuar një likuidator për secilën kompani.

“Ne kemi ngritur një grup pune, të cilat janë alokuar vetëm për këto dy kompani. Kemi bllokuar vetëm për mos tërheqje dhe jo për derdhje. I kemi çuar një njoftim Kadastrës që të mos kryejnë tjetërsime pronash, për ta ditur këtë revokim liçense. Kemi një plan pune dhe jemi duke bërë definimet ligjore, pasi është hera e parë që bëhet fjalë për një gjë të tillë. Në varësi të ligjit të bankave që kemi për institucionet financiare dhe bankat, po bëjmë definimet ligjore, për të bërë definimet për administrimin e këtyre kompanive. Do të komunikojmë me Ministrinë e Drejtësisë, në bazë të kërkesave ligjore, për të përcaktuar një likuidator për secilën kompani dhe pastaj do të përpunohet një plan masash në vazhdueshmëri për trajtimin e problematikave me likudatorin, gjithmonë nën mbikëqyrjen e bankës së Shqipërisë”, tha ai.