Ballina Kronika Përshtati lokalin për lojëra fati, e pëson keq 29-vjeçari në Milot

Përshtati lokalin për lojëra fati, e pëson keq 29-vjeçari në Milot

107
0

Nga kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, konstatohet dhe goditet një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kishte përshtatur lokalin e tij, në Kurbin, për të luajtur Poker, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.
Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas që u kapën duke luajtur në këtë lokal.

Sekuestrohen 1 tavolinë për Poker, sende të tjera të kësaj loje dhe një shumë parash (në lekë dhe në euro) e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në Kurbin, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, Komisariati i Policisë Kurbin ka kapur dhe arrestuar në flagrancë pronarin e ambientit, shtetasin R. V., 29 vjeç banues në Milot.

Nga kontrollet u konstatua 29-vjeçari e kishte përshtatur lokalin, me tavolinë dhe sende të tjera për organizimin e kundërligjshëm të lojës Poker.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për 6 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur në këtë lokal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.