Ballina Lifestyle Po realizonte një fotosesion, modelja goditet për vdekje nga treni

Po realizonte një fotosesion, modelja goditet për vdekje nga treni

72
0

Modelja Cinthya Nayeli Higareda Bermejo është goditur për vdekje nga një tren teksa ajo po realizonte një fotosesion.

Ngjarja e rëndë ku 30 vjeçarja gjeti vdekjen ka ndodhur në Zacoalco de Torres pranë Guadalajara në Meksikën perëndimore.

Modelja nga Venezuela kishte planifikuar të kishte trenin me lëvizje të shpejtë në sfondin e fotove të saj.

Dyshohet se treni fillimisht i kapi rrobat modeles, duke i shkaktuar vdekjen asaj.

Policia ka mbledhur deklaratat e dëshmitarëve, të cilët kanë qenë të pranishëm në fotosesionin e 30 vjeçares, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Bazuar në informacionet që kemi deri më tani, viktima po merrte pjesë në një fotosesion me një person që tashmë e kemi intervistuar dhe disa dëshmitarë të tjerë në vendngjarje”– tha prokurori i shtetit të Jalisco, Joaquin Mendez Ruiz.