Ballina Politika ‘U vodhëm në mënyrë të hapur dhe me dhunë’, Erion Braçe kujton...

‘U vodhëm në mënyrë të hapur dhe me dhunë’, Erion Braçe kujton 28 majin 1996: Barbari i Tiranës është ende në politikë

125
0

Deputeti socialist Erion Braçe ka përkujtuar 28 majin 1996,  ditën në të cilën mazhoranca, e cila në atë kohë ishte në opozitë, protestoi për vjedhjen e votave.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe u shpreh se opozita u vodh në mënyrë të hapur dhe me dhunë.

“Mos e harro kurrë 28 majin.  Barbari i Tiranës është ende në politikë, ende e mendon veten alternativë, ende e mendon të trashëgojë barbarinë.

28 maj dita e gjakut, si sot 28 vite më parë, kështu u masakrua opozita e majtë, pasi u vodh skandalozisht hapur dhe dhunshëm në zgjedhje.

Kur dëgjoj dhe dje që flasin për postën, për  votën me postë, regjistrimin ose jo të votuesve, votën online më vjen që të qesh me të madhe. Janë të njëjtët që çfarë nuk i kanë bërë votës dhe kundërshtarëve politik”, tha ai.