Ballina Politika Agron Duka: Dënoj me forcë sulmin kriminal ndaj Profesor Sokol Mëngjesit!

Agron Duka: Dënoj me forcë sulmin kriminal ndaj Profesor Sokol Mëngjesit!

40
0
Deputeti dhe njëkohësisht kryetari i PAA, Agron duka reguar lidhur me ngjarjen e sotme ku eshte dhunuar nga tre persona avokati dhe njekohësisht pedagogu Sokol Mëngjesi. Sipas Dukës ngjarja është dëshmi dëshmi e trimërimit të banditëve, të cilët mund të të zënë rrugën dhe të dhunojnë e masakrojnë pa patur frikë.
Postimi i plotë i Agron Dukës
Dënoj me forcë sulmin kriminal ndaj Profesor Sokol Mëngjesit!
Të dashur qytetarë, pavarësisht bindjeve tuaja politike!
Si qytetar i këtij vendi, e pastaj si deputet, unë shpreh indinjatën dhe revoltën time për aktin kriminal ndaj një pedagogu dhe avokati, si Prof. Sokol Mëngjesi.
Zbardhjen e motiveve, identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre e ka në dorë policia.
Por akti barbar, i ndodhur ne zemër të kryeqytetit, në mes të rrugës, është më shumë se një krim. Ai është dëshmi e trimërimit të banditëve, të cilët mund të të zënë rrugën dhe të dhunojnë e masakrojnë pa patur frikë.
Kjo ngjarje duhet të revoltojë këdo, pavarsisht statusit social, ekonomik dhe politik.
Unë shpresoj që sa më shpjet të kemi lajmin e mirë që Profesor Mengjesi ka dalë nga rreziku për jetën. Dhe po ashtu, shpresoj që sa më shpejt të kemi lajmin për arrestimin e autorëve të këtij sulmi që ngjall sa neveri aq edhe frikë në publik.
Si njeri dhe deputet, unë jam në këto momente me familjen e profesorit, duke u lutur për shëndetin e tij.