Ballina Sport Chelsea ul çmimin e Brojës, ja sa kushton tani sulmuesi

Chelsea ul çmimin e Brojës, ja sa kushton tani sulmuesi

39
0

Chelsea ka “ulur në mënyrë dramatike” çmimin e kërkuar për Armando Broja, raporton Daily Express.

Blutë kishin kërkuar 50 milion paund në merkaton e janarit, por tani vlera e tij ka shkuar në 30 milionë paund dhe synojnë ta shesin sa më parë.

Huazimi te skuadra e Fulham jo vetëm që nuk solli asnjë anë pozitive për Brojën, por shkoi më keq, pasi ai luajti shumë pak minuta. Edhe me 30 milionë paund mund të jetë e vështirë gjetja e një ekipi për sulmuesin sipas mediave angleze.

Siç thekson artikulli i Express, Chelsea kërkon të arkëtojë sa më shumë nga shitja e disa lojtarëve për të rregulluar bilancin. Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e sulmuesit shqiptar, teksa vendimtare mund të jetë dhe forma që do të tregojë në Europian me Kuqezinjtë.