Ballina Politika Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, reagon ministri i Brendshëm Taulant Balla

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, reagon ministri i Brendshëm Taulant Balla

26
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me sulmin ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi.

Ky i fundit njihet edhe si një prej avokatëve të Sali Berishës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor, shprehet Balla.

Kryeministri nuk ka lidhje me këtë ngjatrje, ai thotë se Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe se ka komunikuar me mjekët e kolegët e Sokol Mëngjesit.

Më tej Balla uron shërim të shpejtë për avoktin.

Reagim i plotë i Taulant Ballës:

Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!