Ballina Aktualitet Dhunuan avokatin e Berishës, del foto e 4 autorëve, 2 madje duke...

Dhunuan avokatin e Berishës, del foto e 4 autorëve, 2 madje duke u larguar me vrap nga vendi i ngjarjes

36
0

Personat në foto janë dy autorët që dyshohet se dhunuan avokatin e Sali Berishës, Sokol Mëngjesi.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, dy persona të cilët mbajnë në kokë kapele shfaqen duke vrapuar. Mesa duket ky është edhe momenti, ku ata janë larguar sapo kanë kryer aktin e rëndë kriminal.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia e Tiranës ka shoqëruar dy persona, të cilët po merren ne pyetje.

Mësohet se dy personat e shoqëruar po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët.

Autorët e dyshuar janë shtetasit Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia.