Ballina Sport FORMACIONET/ Olympiacos dhe Fiorentina luajnë finalen e Conference League, në Athinë 6...

FORMACIONET/ Olympiacos dhe Fiorentina luajnë finalen e Conference League, në Athinë 6 mijë policë në rrugë

39
0

Olympiacos dhe Fiorentina përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure (21:00) në stadiumin “Shën Sofia” në Athinë, për të diskutuar finalen e Conference League.

Vendasit e Olympiacos kërkojnë trofeun në qytetin e tyre, teksa miqtë duan të marrin titullin edhe për të harruar humbjen 2-1 nga West Ham në finalen e një viti më parë.

Skuadra greke pretendon titullin e parë evropian, ndërsa Fiorentina mbërriti në Athinë me synimin për të fituar trofeun e dytë evropian, 63 vjet pasi fitoi Kupën e Kupave më 1961.

Në Athinë policia është në gatishmëri, duke nxjerrë në terren afro 6 mijë trupa. Për shkak të huliganëve dhe përplasjeve mes rivalëve në Athinë (Olympiacos, Panathinaikos apo AEK), policia ka marrë masa të jashtëzakonshme.

Formacionet zyrtare:

OLYMPIACOS: Tzolakis; Rodinei, Retsos, David Carma, Ortega; Hezze, Iborra; Podence, Chiquinho, Fortounis; El Kaabi Trajner: Mendilibar.

FIORENTINA: Terracciano; Dodo, Milenkovic, Martinez Quarta, Biraghi; Bonaventura, Arthur, Mandragora; Gonzalez, Belotti, Kouame Trajner: Italiano.

Arbitri i ndeshjes do të jetë Artur Soares Dias nga Portugalia.