Ballina Rajoni Mediat serbe ngrenë alarmin: Çdo vit fshihet nga harta një komunë sa...

Mediat serbe ngrenë alarmin: Çdo vit fshihet nga harta një komunë sa Presheva, po zhdukemi si popull

65
0

Serbia për çdo vit humb nga një komunë të tërë”. Është ky titulli i mediave serbe të cilat shprehin shqetësim lidhur me mortalitetin dhe zvogëlimin drastik të popullsisë në Serbi. Sipas mediave, në Serbi nataliteti (lindshmëria) më i madh është ai në Luginën e Preshevës, shkruan gazeta zvicerane në gjuhën shqipe, Le Canton27.ch, referuar mediave serbe.

Serbia humb çdo ditë nga 100 banorë

Serbia po ballafaqohet me humbje të madhe të popullsisë. Në këtë situatë po ndikon migrimi i shtuar i popullsisë së Serbisë si dhe nataliteti i ulët. Beogradi është rajoni i vetëm në Serbi që regjistron rritje të popullsisë, por falë popullimit të këtij qyteti nga viset e tjera të Serbisë po boshatisen me ritme të shpejta.

E vetmja komunë e Beogradit që ka një rritje më të lartë natyrore është komuna e Zvezdares. Siç deklarojnë në Zyrën e Statistikave në Serbi, mesatarisht 280 njerëz vdesin çdo ditë dhe lindin 180 foshnje. “Çdo ditë ne humbasim mesatarisht 100 banorë, kur shumëzohet me numrin e ditëve, domethënë diku rreth 36500 banorë më pak për çdo vit, që është një vlerë negative e rritjes natyrore në Serbi“, deklaruan zyrtarët e këtij institucioni.

Tendeca e rritjes negative është regjistruar nga të gjitha vendet e rajonit, përveç Sllovenisë, e cila ka një rritje pozitive natyrore.

Historiania Latinka Peroviç ka vlerësuar se Serbia e ka “lodhur” shansin e saj europian dhe këtij kombi i rrezikohet zhdukja. “Gjëja më e trishtueshme është se brezi i ri i sotëm nuk e sheh të ardhmen e tyre në Serbi dhe përpiqet të largohet nga këtu sa më shpejt pas përfundimit të shkollimit”, ka thënë ndër të tjera Peroviç për mediat serbe.

Në mjediset shqiptare dhe myslimane në Serbi rritet popullsia
Ky siklet i mediave të Beogradit për tkurrjen e numrit të popullsisë në Serbi dëshmohet me fakte dhe shifra. Sipas të dhënave për vitin 2015, Serbia ka regjistruar 103 678 vdekje, shkaku kryesor i vdekjes në të dy gjinitë kanë qenë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, ndërsa tumoret diku tjetër. Të dhënat nga viti 2005 deri në vitin 2015 tregojnë se numri i vdekjeve nga kanceri ka një rritje të lehtë.

Se në mjediset shqiptare dhe myslimane në Serbi nuk ndryshon popullsia, dëshmojnë këto shifra. Në vendin e parë të shtimit të popullsisë gjendet Novi Pazari me 8.6% për 1 mijë banorë, pastaj vjen Tutini me 7.9%, Presheva 4.5%, Bujanoci 2.6%. Nga numri i përgjithshëm i komunave dhe qyteteve, 169 gjithsej, norma e rritjes së popullsisë në vitin 2015 ishte pozitive vetëm në shtatë komuna edhe të Surçin, Petrovaradin, Novi Sad, Sjenicë, Preshevë, Novi Pazar dhe Tutin.

Numri i banorëve të Serbisë i vlerësuar për vitin 2015 ka qenë 7.095.383, numri i të lindurve ka qenë 6522.657 ndërsa numri i të vdekurve 103.678, ku norma e rritjes së numrit të popullsisë ka qenë -38.021.

Për çdo vit “zhduket” një komunë në madhësinë e Prijepoljes ose Negotinot, pasi popullsia është në rënie çdo vit nga rreth 35.000, njoftoi sot Enti Republikan i Statistikave. Natalitetin më të lartë në vitin 2015 e ka shënuar Tutini, Novi Pazari, Sjenica dhe disa komuna të Beogradit, ndërsa me natalitet më të ulët janë komuna Rekovac, Kniq, Golubac, CrnA Trava dhe Varosh. “Çdo vit numri i banorëve në Serbi zvogëlohet për rreth 35.000 banorë, çka tregon se çdo vit zhduket një komunë me madhësinë si të Negotinës apo Prijepoles“, thuhet në njoftimin e zyrës së statistikave në Beograd.

Në Serbi, nga 170 komuna, vetëm në 15 komuna nuk ka shqiptarë
Sipas regjistrimit të vitit 1981 prej 8.212 shqiptarëve të regjistruar, 5.067 ishin meshkuj dhe 3.115 femra, kurse 1.008 prej tyre deklaruan se gjuha e tyre amtare është ajo serbo-kroate. Sipas regjistrimit të vitit 1991, Beogradi kishte 4.958 shqiptarë (shifër kjo e manipuluar nga qeveria e Millosheviç). Pavarësisht nga statistikat sipas regjistrimeve serbe dhe manipulimeve me këto shifra, numrin e shqiptarëve kohë më parë në Gjenevë Buba Morina e pati pranuar publikisht se në Beograd jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë.

Madje, sipas burimeve të Beogradit më shumë se në gjysmën e komunave në Serbi, mbi 70 të tilla, janë të banuara me shqiptarë, diku më shumë e diku më pak, hiq ata të Luginës së Preshevës.

Në Vojvodinë numri i shqiptarëve është rritur nga 1.695 në 2.251, në Beograd është zvogëluar me 240, nga 1492 në 1252, kurse në pjesën qendrore të Serbisë numri i shqiptarëve u rrit nga 865 në 1 119.

Në rrethinën e Beogradit në vitin 2011 kishte më shumë shqiptarë se në rrethin Pcinjit dhe Jablanicës . Më shumë se 150 shqiptarë etnikë kishin të gjitha fushat e Vojvodinës dhe në dy zona të Serbisë qendrore dhe në Bor.

Numri i shqiptarëve u rrit në 18 komuna të Serbisë (ku Nishi dhe Novi Sadi janë të ndara nga zonat e lidhura) kanë pasur 863 shqiptarë, kurse sot ky numër është reduktuar dukshëm.

Duke mos i përfshirë numrin më të madh të shqiptarëve në Beograd, Subotica sot ka 383 shqiptarë, Novi Sadi 356, pastaj vjen Novi Beogradi dhe Palilula me 223 shqiptarë dhe katër komuna të tjera në Beograd ku ka më shumë se 100 shqiptarë etnikë.

Një numër i madh i shqiptarëve gjenden sot edhe në Novi Pazar (202), Sombor (118), Pisha (113) dhe Zrenjanin (110). Nga 21 deri në 100 shqiptarë ka sot në 34 komuna të Serbisë, nga 5-20 shqiptarë kishte në 53 komuna, kurse në 1-4 shqiptarë ka në 39 komuna.

Në nëntor të vitit 1999 gazeta “Glas javnosti” e Beogradit (7. XI) dhe “Nezavisne novine” nga Banja Lluka (10. XI) i kanë publikuar të dhënat se për momentin në Beograd jetojnë 50 mijë shqiptarë, por e kanë theksuar edhe se sipas të dhënave të MPB-së të Serbisë kanë qenë 120 mijë.

Sipas gazetës zvicerane Le Canton27.ch duke iu referuar statistikave serbe, në Serbi nga 150 komuna, vetëm në 18 komuna nuk ka shqiptarë. Këto vendbanime dhe qytetare gjenden jo vetëm ne Luginen e Preshevës, por edhe një Vranj,e Leskovc. deri ne Nish e Beograd, madje edhe ne skaj të Serbise – ne Suboticë. Sot ne Serbi bashke me Luginen e Preshevës, jetojnë mbi 300.000 shqiptare, kupto ne 132 komuna tjera te shtrira ne terrorin e Serbisë.

Por, sot nuk janë më aq, sepse u dëbuan ose nuk deshën të mbetnin më “sharaxhinjë” të serbëve, kur këta të fundit masakronin dhe sharronin shqiptarët në Kosovë.

Sipas këtyre statistikave del se nga 170 komuna në Serbi vetëm në 15 komuna nuk ka shqiptarë. Është mjaft interesant fakti se në 12 komuna të Serbisë ku nuk ka pasur shtim të popullsisë, aty nuk ka shqiptarë./ Le Canton27.ch