Ballina Politika Myslim Murrizi opozitës: A mund të bëni transparencë se ku janë të...

Myslim Murrizi opozitës: A mund të bëni transparencë se ku janë të punësuar familjarët tuaj që të shohin shqiptarët nëse jeni në të vërtetë në opozitë

27
0
Ish deputeti i PD Myslim Murrizi, por ndërkohë dhe një nga politikanët mjaft aktivë ka hedhur dyshime me mënyrën se si po bëhet opozitë. Ai është shprehur se më mirë një opozitë e dobë nga padija ose mungesa e fuqisë se sa një opozitë selektive, vende vende dhe me standarte të shumfishta.
Postimi i plotë i Myslim Murrizit
Me mire nje OPOZITE dobet nga padija ose mungesa e fuqise, sesa nje opozite selektive, vende vende dhe me standarte te shumfishta
Opoziten e dobet por pa hile dhe pa diferencime do ta perkrahin çdo dite e me shume qytetaret opozitare per ta forcuar
Opoziten selektive dhe me standarte te shumfishta per te njenjtin fenomen siç eshte korrupsioni kapilar ne çdo qelize te pushtetit te rilindjes, do ta shihnin me skepticizem qytetaret opozitare dhe me te drejte do dushonin se kjo lloj opozite behet me pagese ose per qoka te klaneve te ndryshme brenda vete pushtetit
Nga ndryshojne hajdutet e bashkise me hajdutet e qeverise????
Pse nuk ka patur dhe nuk ka protesta para çdo ministrie qe ka drejtor, sekretar te pergjithshem, apo zyrtare te tjere te arrestuar si hajdut?
Nuk po merem me shifra se kush ka vjedhur me shume se po te jete me shifra mes qeveris dhe bashkive i bie qe qeveria eshte numri 1 , ndersa te gjitha bashkite bashke numri 10
Pse heshtet per aferen ne portin e Durresit ku nje firme anonime i falet 3 miliard euro pasuri dhe mbi 220 milion euro taksa 3% e infrastruktures?
Per ishullin e Sazanit?
Per dy anijet rrangalle nga Bangladeshi qe vjedhin rreth 100 milion euro pa u ndezur asnje sekond?
Per konçensionet e Laboratoreve 130 milion euro dhe ate te Dializes 110 milion euro??
Per konçensionet me ppp te rruges Thumane-Rrogozhine?
Per investitoret strategjik ku ka dhe individe qe dorezuan mandatin e deputetit per kete “peshqesh “nga Rama ??
Pse nuk belbezohet asnje fjale per ish sigurimsat qe jane ne kupolen drejtuese te policise se Shtetit ( rreth 240) ne sherbimin informativ (70) ne KLP, KLGJ, PROKURORI E GJYKATA por kjo behet me sezone vetem kur keta “ kafshojme” ndonje??
Pse nuk kerkoni nje komision hetimor per te pare e kaluar ne filter proçesin e piste te VETINGUT megjithese pas vendimit te djeshem te Gjykates Kushtetuese qe legjitimoi ligjin e mazhorances per komisionet mender hetimore nuk ka me komisione?
Pse nuk belbezoni asnje fjale per shkejlen hapur te Kushtetutes nga Ardjan Dvorani si kryetar i KEDIT qe dergoi 4 kanidatura tek ish Presidenti Meta per antare te kesaj Gjykate kur duhet te dergonte vetem 3 sipas Kushtetutes??
Po qe Meta dekretoi numrin 4 Xhaferrllarin dhe legjitimoi shkeljen e Dvoranit??
Po per pallatin mal pas pallatit te kultures pse nuk flisni asnje fjale prej kohesh?
Po per shume e shume afera, tendera korruptiv te AKSHIT pse nuk flisni??
Po per BANKERS PETROLIN qe ka vjedhur rreth 10 miliard euro e nuk ka paguar asnje lek tatim fitimi per 20 vjet rresht pse nuk flisni???
Po per konçensionet nder vite si KURUMIN, ALBTELEKOMIN, RAPISKANIN, ALEAT, AEROPORT, SGS, KASAT DHE NGJYROSJA E KARBURANTEVE ETJ pse nuk flisni???
Po per banoret e vilave pas TEGUT, ne Gjirin e Lalzit, ne Palas e per rezidencen Kodra e Diellit qe jane komshij pothuajse te njenjtet persona me njeri tjetrin pamvarsish se beni sikur ziheni ne Kuvend e neper studio, pse nuk flisni??
Sot nuk eshte viti 1990 ku meresh vesh vetem çfar shihej ne TVSH
Sot meret vesh çdo gje dhe ne koh reale ndaj asgje qe mund te mendohet se fshihet, nuk fshihet dot kurre
Dhe nje kerkese te fundit per te gjithe Deputetet dhe antare te kryesise se Opozites kam
A mund te beni transparence se ku jane te punesuar familjaret tuaj ( babai, nena,burre, grua, vella, moter, feminje, kuneter, vjerri, vjerra) qe te shohin Shqiptaret nese jeni ne te vertete ne OPOZITE apo jeni opozitare leshi qe njeren dore e keni ne bakllava dhe tjetren ne kadaif????
Ndryshe as ju beson kush, as ju mbeshtet kush e as ju pjerdh kush si opozitare sado qe te ulerini me flamur e pa flamur ne qafe ne çdo dalje tuajen si “ opozitare” me porosi ku nje hajduti i hidhni molotov e nje hajduti tjeter i shkelni syrin se ju ngroh xhepin