Ballina Aktualitet Nisin regjistrimet për Forcat e Armatosura, ja kushtet që duhen plotësuar

Nisin regjistrimet për Forcat e Armatosura, ja kushtet që duhen plotësuar

26
0

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nisur regjistrimet për 444 kandidatë të rinj për ushtarë dhe detarë.

Regjistrimet do të vijojnë deri në datën 26 gusht. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shkruan e kanë nisur regjistrimet e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë, duke ofruar kushte, pagesë dhe trajtim dinjitoz për çdo të ri deri në 30 vjeç.

“Forcat e Armatosura kanë nisur regjistrimet e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë, duke ofruar kushte, pagesë dhe trajtim dinjitoz për çdo të ri deri në 30 vjeç.

Me 444 kuota të disponueshme, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe të mirëpaguar, si dhe për të përmbushur një mision të shenjtë në shërbim të atdheut!

Për më shumë informacion rreth procedurave, kritereve, afateve, testimeve dhe kontakteve të nevojshme, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.mod.gov.al/rekrutim/

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më 26 gusht 202”, shkruan Peleshi.

Si të rekrutohem ushtar/detar aktiv në FA?

ër të filluar procesin e rekrutimit i interesuari duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe dokumentash. Shtetasit që kërkojnë të aplikojnë për ushtarë/detarë aktivë në FA duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit, e cila vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët që janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore.