Ballina Aktualitet Një prej autorëve të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është futbollist, ja...

Një prej autorëve të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është futbollist, ja roli që kishte

0
60

Një nga katër autorët të cilët dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, është identifikuar si Romario Tabaku, aktualisht i shpallur në kërkim. Mësohet se Tabaku është futbollist dhe deri një vit më parë ka luajtur me skuadrën e Tërbunit.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, Tabaku 26 vjeç ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin tip Audi me targë AB 696 JT.

Tonin Vocaj sqaroi të gjithë dinamikën e ngjarjes, ndërsa tha se Romario Tabaku ka larguar autorët e ngjarjes me një makinë Audi.