Ballina Sport Olympiacos dhe Fiorentina po luajnë finalen e Conference League, në Athinë 90...

Olympiacos dhe Fiorentina po luajnë finalen e Conference League, në Athinë 90 minutat mbyllen 0-0! Olympiacos triumfon në shtesë 1-0!

100
0

Olympiacos triumfon në finalen e Conference League, pasi mundi 1-0 Fiorentinën në Athinë.

Skuadra violë e nisi ndeshjen në sulm, teksa realizoi gol që në minutën e nëntë. Gjithsesi, festa zgjati pak, pasi goli u anulua për pozicion të parregullt.

Në pjesën e dytë, ekipet u ruajtën shumë nga njëra-tjetra, teksa u regjistrua vetëm një goditje në portë, ajo e skuadrës së Italianos.  Pas 90 minutëshit të mbyllur me rrjeta të paprekura, radhën e pati shtesa.

Në minutën e 95-të, Terraciano i tha jo Stevan Joveticit, i cili iu afrua golit me një goditje në portë. Olympiacos siguroi suksesin pas golit të El Kaabit, në të 117-tën.